Dy ministra dhe një kryebashkiak në liqen…
“Muzikë, lundrim, hiking, një fundjavë perfekte për të marrë energjinë pozitive të natyrës”- shkruan ministri Arbjan Mazniku nga Elbasani, ku është drejtues politik për krejt qarkun e Elbasanit.
Bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja dhe ministren Bora Muzhaqi, ministri Mazniku poston foto nga lundrimi në liqenin e Funarit, duke promovuar bukuritë e këtij liqeni të veçantë.
Por pas këtij aktiviteti me plot adrenalinë ministri Arbjan Mazniku ka zhvilluar takim me banorët e Funarit. Ai shkruan në fc: “Socialistët e Funarit na kanë besuar në zgjedhjet e fundit me një rezultat të thellë dhe PS do t’ia kthejë besimin duke investuar më shumë për të krijuar kushtet për rritjen e turizmit dhe agroturizmit në këtë zonë.
Partia Socialiste është e vetmja forcë e përgjegjshme për të qeverisur vendin, për të rritur ekonominë dhe për të ndjekur rrugën drejt Bashkimit Europian që përkthehet në më shumë fonde për qytetarët, si ata në Funar.”.