Dy orë para hetuesve belgë, zbardhet dëshmia e Lulzim Bashës se ku e mori informacionin për 3.4 milionë euro
Lulzim Basha dëshmoi më 10 shkurt për rreth dy orë lidhur me çështjen e “Toyota Yaris” para prokurorëve belgë, të cilëve u ka zbuluar se çfarë dinte mbi çështjen dhe se nga kush e kishte marrë informacionin para se operacioni për kapjen e 3.4 mln euro të zhvillohej nga policia.
Sipas Bashës informacioni ka mbërritur nëpërmjet një letre denoncuese.
“Qytetarët e informojnë Partinë Demokratike për shumë çështjeje, një ndër të cilat është edhe informacioni për shumën e konsiderueshme të parave te sekuestruara në portin e Durrësit qershorin e 2018”, është shprehur Basha përpara hetuesve belgë.