Dy protestues të arrestuar, 64 hetohen në liri. Procedohen 15 deputetë

Për mosbindjen civile që akset kryesore të Tiranës me shumë përplasje, Policia e Shtetit procedon penalisht në gjendje të lirë 15 deputetë të Partisë Demokratike. Flamur Noka ishte në ”Rrugën e Elbasanit”, ku ishte pozicionuar shtyu herë pas here dhe kundërshtoi punonjësit e policisë. Noka nuk kurseu as zv/drejtorin e Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, i cili me qetësi, nuk reagoi.

Për bllokimin 3 orë radhazi të 5 kryqëzimeve kyçe të Tiranës, policia vuri në hetim të lirë organizatorin e protestës Ervin Minarolli, si dhe deputetët që fyen policët me fjalor denigrues, Gazment Bardhin, Bledion Nallbati, Oerd Bylykbashi, Luan Baçi, Albana Vokshi, e disa deputetë të tjerë.

Përplasjet me policinë nuk munguan as pranë sheshit Uillson, aty ku policia me ndërhyrjen me ujë dhe gaz lotsjellës hapi qarkullimin për automjetet, duke i detyruar grupin e deputetëve që ndodheshin aty, t’i bashkohen protestuesve që ndodheshin pranë Bashkisë së Tiranës.

Deputetët demokratë akuzohen për disa vepra penale, si “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjeswmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”.

Pas protestës policia arrestoi dy militant të PD-së, Ilir Hamedani, 53 vjeç, pasi goditi me grushte një shofer të bllokuar nga protesta te Zogu i Zi. Si dhe Sokol Ndoja me akuzën e pengimit të qarkullimit dhe kundërshtim të policisë. Në komisariate u shoqëruan edhe 64 protestues, të cilët u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

SHKARKO APP