Dy pyetjet e Bashkisë Tiranë për Erion Veliajn

 

Pak pas sulmit të Erion Veliajt ndaj Lulzim Bashës si kryebashkiak i Tiranës, ka reaguar bashkia. Përmes një komunikate publike Bashkia Tiranë i drejton kandidatit të së majtës dy pyetje:

Sa lekë kurseu mamaja 2 vjet që ishe ministër?

Sa lekë kushtoi jastëku i Griseldës?

Pyetja e parë lidhet pikërisht me deklaratat e Veliajt se dasmën në kalanë e Gjirokastrës e bëri me kursimet e nënës së tij. Ndërsa pyetja e dytë lidhet pikërisht me Griselda Roshin, gruan e kryebashkiakut të Kavajës, e cila para 4 vitesh inskenoi një ngjarje sikur ishte rrëmbyer dhe detyruar të lindte. Për këtë rast Veliaj u nisi e-maile disa ambasadorëve të vendeve të BE-së, ku denonconte ngjarjen që sipas tij kishte lidhje me pushtetin e atëhershëm të Berishës. Më pas rezultoi që ngjarja ishte e pavërtetë, një sajesë e Grisela Roshit nga xhelozia për kryebashkiakun e Kavajës.

SHKARKO APP