Dy qeveritë shqiptare, mblidhen të premten në Prishtinë

Në vazhdën e takimeve, tashmë të rregullta, është paralajmëruar se të premten (më 3 qershor) në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Sipas njoftimeve të mëparshme në rend të ditës do të jenë zbatimi i marrëveshjeve të deritashme dhe lidhja e marrëveshjeve të reja në përputhje me interesat e dyanshme, raporton Koha.net.Energjetika dhe shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri do të jenë temat kryesore që diskutohen në mbledhjen e përbashkët ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

“Sa i përket portit të Durrësit, vendimi mund të ndodh brenda muajit qershor-korrik” kishte pohuar ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Swiss Digital Desktop Reklama
 Ai tha se arritja e marrëveshjes energjetike do të bëjë që të dyja vendet të kenë përfitime të mëdha, si në çmimin e rrymës, ashtu edhe në furnizim.

Të rëndësishme e ka cilësuar edhe marrëveshjen për aktivizimin e portit të Durrësit nga ana e Kosovës, ku sipas tij, kjo marrëveshje do të eliminojë barrierat që hasin bizneset gjatë transportit të mallrave. Sipas tij, shumë shpejtë pritet që në portin e Durrësit të vendoset pika doganore e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky është takimi i tretë që mbahet mes dy qeverive. Takimi i parë ishte mbajtur në Prizren në vitin 2014 , i dyti në Tiranë në vitin 2015.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?