Dy skenarët e deputetëve kundër Bashës
Nga: Redjon Shtylla
Në Partinë Demokratike që pas 6 marsit, ka nisur një revoltë. Zhgënjimi i njerëzve që cilëson si krahu i Bashës, sërish nuk e ndihmon PD-në që doli e dërrmuar nga votimet e 6 marsit për 6 bashkitë, nëse nuk merren hapa sot. Basha ka përsëritur se nuk ka humbur asnjë garë, por ato janë vjedhur. ”Dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim, ose ia dorëzojmë Sali Berishës partinë. Synimi i Berishës është që ta marrë PD-në, për t’u mbrojtur nga ”non-grata””.
Skenari i parë është përjashtimi i Bashës nga Grupi Parlamentar i PD-së. Mjafton që të bëhet më shumë se gjysma e grupit që kërkojnë këtë dhe përmes një letre njoftojnë kryetaren e Kuvendit për vendimin e marrë duke bërë që kryetari të mos jetë në pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së.
Skenari i dytë është një mocion mosbesimi në Këshillin Kombëtar. Vendimi i shkarkimit nga Kuvendi i PD-së merret vetëm nëse më shumë sesa gjysma e Këshillit Kombëtar kanë votuar pro një mocioni mosbesimi ndaj kryetarit të partisë.
Grupi anti-Basha duhet të sigurojë fillimisht shumicën e votave në Këshillin Kombëtar dhe më pas në Kuvendin Kombëtar, për të mundësuar shkarkimin e Bashës. Mbledhja e Këshillit Kombëtar kushtëzohet nga vullneti i Bashës ose i Kryesisë së PD-së. Statuti parashikon që Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet vetëm kur e thërret Basha, kryesia e PD-së ose nëse mbledhjen e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij.
Në krahun e tij Lulzim Basha ka vetëm kryetarët e degëve, kjo për një fakt të vetëm. Ata paguhen nga shteti, pra marrin rroga nga Basha. Po ashtu është propozuar që të ngrihet një komision i përbashkët me përfaqësues nga PD-ja zyrtare dhe Foltorja, për të bashkuar demokratët. Ditët në vijim do të tregojë edhe më shumë për fatin e PD-së.