Dy sulmet në SHBA, reagon presidenti Meta: Solidaritet me kombin e madh amerikan

Sulmet e fundit në El Paso, Teksas dhe Ofio kanë shkaktuar deri më tani mbi 27 viktima. Së fundmi ka reaguar presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në një postim në Twitter, Meta shpreh solidaritet me kombin amerikan dhe familjet e viktimave.

“Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan”, – shkruan Meta.

20 persona humbën jetën në një qendër tregtare në EL Paso, kur një i ri 21-vjeçar hapi zjarr duke lënë edhe 26 të plagosur.

Ndërsa mëngjesin e sotëm në Ohio një tjetër person hapi zjarr duke lënë të paktën 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

SHKARKO APP