Dy vajza shesin libra në plazh!
Nga Mitro Çela
ESSER
DY VAJZA-SHESIN LIBRA NË PLAZH
Dy vajza nga Kavaja. Njera studente. Tjetra gjymnaziste. Çdo ditë ecin në plazhin e Qerretit-Golem.
Në duar mbajnë libra. Në shpinë nga një çantë me libra.
Shesin si abulante. Fakt i bukur, sot kur rinia “sulmon” emigrimin.
-Të shesësh libra duke ecur në mes të vapës, është sakrificë. Por na pëlqen të punojmë,-thotë njera.
-Sa fitojmë? Jo shumë. Ka pak njerëz që e duan librin. Të rinjtë? E urrejnë librin. Për ta rroftë interneti. Por ka edhe pushues që befasohen nga puna jonë. Dhe blejnë libra. Si puna jote Mitro!t
KOHA JONË SONDAZH

