“Dyer të hapura, jetë të shpëtuara”/ Rama: Do të ndërtojmë Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve
Kryeministri Edi Rama, këtë herë nuk ka promovuar bukuritë shqiptare por ka njoftuar se në qytetin e Vlorës do të ngrihet edhe Muzeu i Shpëtimit të Hebrenjve.
Kreu i qeverisë jep lajmin se do të hapet rruga për një konkurs ndërkombëtar për projektin, ku thekson se ky muze do të ngrihet në zonën e rilindur historike të Vlorës.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin se së shpejti në zonën e rilindur historike të Vlorës, do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, ju uroj një të dielë të bukur”.
Një muze bashkëkohor, me dëshmi, zëra e imazhe që dëshmon mikpritjen e shqiptarëve, pavarësisht vështirësive me të cilët duhet të përballeshin.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2848557488701563/