Dylgjeri: Rama mund të imitojë Tursun Pashën më 30 korrik, duke i hedhur deputetët e infektuar në Kuvend vetëm për votat

Gazetari Ylli Dylgjeri “qëllon” sërish në shenjë me ironinë e tiju lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Duke marrë shkas nga infektimet e fundit nga pandemia, ku koronavirusi tashmë ka prekur edhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Dylgjeri e krahason vendosmërinë e Edi Ramës për ta ndryshuar i vetëm Kushtetutën në seancën e 30 korrikut, me atë të Tursun Pashës.

Përmes rrjeteve sociale, Dylgjeri nuk e përjashton mundësinë që Rama ta imitojë Tursun Pashën duke i hedhur deputetët e infektuar me Covid në Kuvend për të arritur numrin e votave në 30 Korrik!

Është njëlloj, thotë Dylgjeri, si Tursun Pasha që hidhte kafshë të infektuara te romani “Kështjella” e I. Kadaresë për të marrë kështjellën.

Reagimi i Ylli Dylgjerit

KUJDES, Rama mund të imitojë Tursun Pashën!

Rama mund t’i hedhë deputetët e infektuar me Covid në Kuvend për të arritur nr. votave në 30 Korrik!

Është njëlloj si Tursun Pasha që hidhte kafshë të infektuara te romani “Kështjella” e I. Kadaresë për të marrë kështjellën.

SHKARKO APP