Dyshime se transportoi një trafikant me makinë, reagon deputeti Frroku:Janë shpifje

Deputeti Mark Frroku gjendet nën dyshimin se në mesnatën e datës 1 Tetor, ka pasur në makinën e tij një të dyshuar si të kërkuar për trafik droge, pas ndërhyrjes së policisë në Dukagjin dhe disa aksioneve të përbashkëta të policisë shqiptare me atë italiane, që prisnin të kapnin një ngarkesë droge. ABC News raporton sipas një procesverbali sekret të policisë, Frroku është ndaluar në mesnatën e 1  Tetorit duke u gdhirë 2 tetori në Bulevardin Blu në Kamëz dhe i është kërkuar të identifikohen personat që janë në makinë. Frroku ka kundërshtuar dhe nuk ka lejuar kontrollin e makinës pasi sipas tij ishte makina e deputetit dhe kishte imunitet.

" …Rreth dy minuta automjeti ka qëndruar pa lëvizur dhe dyert janë konstatuar nga ana jonë të mbyllura, më pas nga pjesa e pasme e automjetit është ulur xhami i krahut të pasagjerit dhe një person rreth moshës 40- 45 vjeç i veshur me kostum ngjyrë blu e errët është prezantuar si deputet i parlamentit të Shqipërisë me emrin Mark Frroku.Pas kontaktit vizual i njohur nga ana jonë, ai gjithashtu ka sqaruar shprehimisht ndër te tjera se automjeti mund të kontrollohet vetëm me vendim të parlamentit pasi unë jam deputet, automjeti është në pronësinë time", shkruhet në procesverbalin e policisë, të nënshkruar nga nëntë persona, të cilët më pas e kanë lënë të lirë makinën bashkë me pasagjerët e saj.

Sipas ABC News brenda në makinë të ishte Bardhok Pllanajn, i cili që prej asaj dite rezulton në kërkim në pikat e kalimit kufitar. Pllanaj është një person shumë i lidhur me deputetin Doshi, dhe makina për të cilën bëhet fjalë, nuk ka qenë as në emër të Doshit dhe as të Frrokut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë akuzë, ka reaguar sot deputetit Mark Frroku. Ai ka reaguar pas lajmit, se ai ka transportuar një trafikant droge të kërkuar nga policia me makinën e tij, duke thene se kjo është një shpifje. Ai u shpreh për gazetën Dita se nuk ka asnjë lidhje me këto akuza.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më lini të bëj jetën time. Nuk i komentoj shpifësit. Nuk kam asnjë lidhje me ato akuza dhe meqë ra fjala kush qenkan ata që më akuzokan…”, tha deputeti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?