Dyshja Haxhiu-Balla me Rama-Lavrov
Kryeministri Edi Rama po zhvillon këto ditë një vizitë në Moskë, si drejtues i radhës i OSBE-së. Takimi më i rëndësishëm ka qenë ai me ministrin e Jashtëm të Rusisë dhe një nga politikanët dhe diplomatët kryesorë të 25 viteve të fundit në Rusi, Sergei Lavrov.
Në delegacionin që shoqëron kryeministrin Edi Rama janë dhe gazetarët Baton Haxhiu dhe Sokol Balla.
Pak para konferencës për mediat kryeministri Edi Rama ka dalë ne një foto me Sergei Lavrov dhe dy gazetarët që janë pjesë e delegacionit shqiptar.
Fotoja është publikuar nga Sokol Balla në Instagram, i cili jep dhe detaje për realizimin e saj duke e cilësuar si foto historike.
“Një fotografi historike: Me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Z. Lavrov (me shaka) kërkoi 5 dollarë për fotografinë, por z. Baton Haxhiu nuk pranoi të paguante. Fotografia u bë më pas në bazë të miqësisë. Falas”,- shkruan Sokol Balla.