Çfarë po ndodh në gjimnazin “Janaq Kilica”. Kaos në hyrje të tij, dy ambulanca te dera e shkollës (Foto)
Ditën e djeshme në shkollën “Janaq Kilica” në Fier ndodhi një situatë tepër shqetësuese dhe e pazakontë, ku u helmuan 58 nxënës dhe 2 mësues.
Ndërkohë pranë gjimnazit ditën e sotme kanë shkuar dy ambulanca, ku paraprakisht bëhet me dije se një nxënësje i ka rënë të fikët, ndërsa në hyrje të tij është bërë një kaos i vërtetë.
Dyshohet sërish për helmim në këtë shkollë.
Dy nxënës të tjerë kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe janë shoqëruar në spital.
Ndërkohë, në shkollë është krijuar një situatë e tensionuar, pasi prindërit, të përfshirë nga paniku, kanë kërkuar që të marrin fëmijët e tyre.
Policiase ka mbërritur në mjediset e shkollës dhe ka nxjerrë prindërit jashtë.
“Një polic më vuri dorën në fyt. Dua të di se si është gjendja. Doja të pyesja për fëmijën time. Këta tallen me ne” është shprehur një prind.