Dzanashvili përplaset me Shkëlzen Berishën

Vazhdon akoma polemika mes biznesmenit gjeorgjian dhe familjes Berisha. Një intervistë e dhënë për TCH nga biznesmeni gjeorgjian Amiran Dzanashvili mes të tjerash ai përmendi një takim me, ish-kryeministrin Berisha dhe djalin e tij Shkëlzenin. “…unë e njoh Sali Berishën sikurse njoh edhe Zeni Berishën, nga koha kur Saliu ishte kryeministër. E kam takuar atë dy herë në Shqipëri dhe në Tel Aviv, nuk më kujtohet mirë në vitin 2010 apo 2011, kur ai ishte për vizitë”- tha biznesmeni. Ai shpjegoi se këtë e kishte bërë për shkak të punës së tij si biznesmen dhe për këtë i duhet të takohet shpesh me politikanë të ndryshëm. Dzanashvilli tha se ka takouar edhe djalin e ish-kryeministrit në studion e tij ligjore. “Ka ndodhur 4 apo 5 vite të shkuara. Po, unë e kam takuar Zenin në zyrën e tij. Nëse nuk gabohem, ai ka diplomë për juridik, pra është avokat. Kam zhvilluar me të dy takime pa asnjë konsekuencë. Takimet janë zhvilluar në kohën ku babai i tij ishte kryeministër” – tha ai.

Por në një reagim të tij Shkëlzen Berisha thotë se ishte ai që nuk pranoi të punojë me Dzanashvilin. “Ne fund te vitit 2012, ne prani te disa investitoreve te tjere, Amiran Dzanashvili ne takimin e pare dhe te fundit me ka kerkuar t'i ofroj konsulence ligjore, te cilen ja kam refuzuar, per shkak te informacionit te pamjaftueshem qe kisha per te si person dhe aktivitetin e tij. Mesa duket, konsulencen e refuzuar dhe "patronazhin" per transaksionet e dyshimta, i hetuari per pastrim parash, e ka gjetur tek Ajola Xoxa (bashkeshortja e Erion Velise), te cilen sic del dhe nga prokura, e ka perdorur si perfaqesuese ligjore per aferat e veta ne Shqiperi” –deklaron Shkëlzen Berisha.

Në intervistën e tij Dzanshvili ka folur me superlativa për kryeministrin Rama: “E konsideroj zotin Rama si një politikan inteligjent, por nuk kam ndonjë miqësi speciale me të. Sikurse nuk kam me zotin Berisha apo Ilir Metën ose të tjerë.” – tha ai. 

SHKARKO APP