“E bllokoi BE-ja narkoshtetin”, Rama ironizon Berishën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një videoje në rubrikën e tij në rrjetet sociale “Sy m’Sy”, ku komentoi me tone ironike deklaratat e opozitës në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rama u ndal tek akuzat që opozita ka bërë lidhur me rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë duke e quajtur atë vetë si një “narkokryeministër”, ndërsa përdori gjuhë thumbuese për të përshkruar figurën e liderit të opozitës, Sali Berisha.

Po si thanë kuak-kuakët e kënetës? S’ka më hapje kapitujsh, e bllokoi BE-ja narkoshtetin. Se bufi shkoi me qirje Dulen dhe as darkë më nuk i dhanë narkokryeministrit. 

Ky i sotmi është një tjetër stacion që konfirmon se vetëm ne e dimë këtë rrugë, rrugën për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027,” tha Rama.

SHKARKO APP