E dhunuan në komisariat, koreografi Martini flet nga protesta: Ministri Çuçi të mbajë një qëndrim, më gjakosën

Koreografi Donald Martini, fotot e të cilit u publikuan nga avokati Adriatik Lapaj, është në mesin e aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që po protestojnë, ka kërkuar që Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi të dalë dhe të mbajë qëndrim për dhunën e ushtruar ndaj tij.

”Ne këtu nuk jemi në protestë, njerëzit po mbajnë protestë nga Facebook. Në fakt në duam qëndrimin. Ministri i Brendshëm, duhet të dalë dhe të thotë, a ishte veprimi i duhur i Policisë së Shtetit ky? Apo ishte i gabuar. Unë jam dhunuar në komisariat”,-tha Martini.

Fotot e Martinit u publikuan nga avokati Adriatik Lapaj. Ky i fundit shkruante se e kishte gjetur koreografin në atë gjendje në komisariat dhe se çdo gjë ishte shkaktuar nga efektivët e Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP