E enjte, këshilli bashkiak Tiranë voton për tjetërsimin e tokës së Teatrit
Më në fund këtë të enjte do të shikohet se si janë votat në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ditën e nesërme është parashikuar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të diskutuar dhe votuar kalimin e tokës pas Teatrit Kombëtar në varësi të Ministrisë së Kulturës, zonë e cila më pas siç dihet do të shkojë në duart e ndërtuesve që do të bëjnë godinën e Teatrit, e si përfitim do të marrin lejen për ndërtimin e disa kullave, 6 në total.
Këshilltari demokrat Fabian Topollaj shprehet në rrjetin social se nesër opozita në Këshillin Bashkiak duhet të jetë e bashkuar pasi duhet të bllokojë aferën e ndërtimit kolosal pas godinës së Teatrit Kombëtar. Që maxhoranca të kalojë projektvendimin duhen 3/5 e votave, ose konkretisht 37 vota.
Aktualisht në Këshillin Bashkiak PS zotëron 25 vota. E enjta do të tregojë nëse PS-ja do të arrijë të blejë vota në Këshillin Bashkiak për kalimin e tokës nga e bashkisë në të qeverisë. Ky është një tregues i fortë i shkallës së besueshmërisë edhe të opozitës e cila flet në publik, por duhe të shikohen votat nësër në votim.
Lista Emërore e Këshilltarëve
2015-2019
| Nr. | Emër Mbiemër | Subjekti | Nr. | Emër Mbiemër | Subjekti |
| 1 | Klodeta Dibra | PS | 36 | Elona Guri | LSI |
| 2 | Aldrin Dalipi | ” | 37 | Bruno Liço | ” |
| 3 | Blerina Doracaj | ” | 38 | Bora Panajoti | ” |
| 4 | Luan Bregasi | ” | 39 | Vjollca Braho | PDIU |
| 5 | Elona Hoxha Gjebrea | ” | 40 | Arjan Çukaj | ” |
| 6 | Eridian Salianji | ” | 41 | Albina Nanaj | ” |
| 7 | Elisa Spiropali | ” | 42 | Mirela Bogdani | FRD |
| 8 | Orion Glozheni | ” | 43 | Reila Bozdo | PD |
| 9 | Aida Llazani | ” | 44 | Niazi Kosovrasti | ” |
| 10 | Florian Pullazi | ” | 45 | Suzana Guxholli | ” |
| 11 | Klotilda Bushka Ferhati | ” | 46 | Fabian Topollari | ” |
| 12 | Fatmir Heti | ” | 47 | Kreuza Leka | ” |
| 13 | Dorina Kuka | ” | 48 | Tahsim Mema | ” |
| 14 | Ylli Çano | ” | 49 | Arjana Çela | ” |
| 15 | Joleza Koka | ” | 50 | Leonard Olli | ” |
| 16 | Genc Duka | ” | 51 | Argyrina Jubani | ” |
| 17 | Eugerta Teqja | ” | 52 | Mateo Spaho | ” |
| 18 | Ramazan Buci | ” | 53 | Enkeleida Sallaku | ” |
| 19 | Alketa Hila | ” | 54 | Akil Kraja | ” |
| 20 | Aqif Qefalia | ” | 55 | Mirela Dragoni | ” |
| 21 | Kozeta Fino | ” | 56 | Kreshnik Çollaku | ” |
| 22 | Auran Xhani | ” | 57 | Merita Poni | ” |
| 23 | Maria Myridinas | ” | 58 | Besnik Aliaj | ” |
| 24 | Rasim Hidri | ” | 59 | Klodjana Shala | ” |
| 25 | Luiza Grazhdani | ” | 60 | Ferdinand Papadhima | PR |
| 26 | Erisa Xhixho | LSI | 61 | Ferdinand Shehu | LZHK |
| 27 | Sezai Rokaj | ” | |||
| 28 | Eriona Bixho | ” | |||
| 29 | Endrit Braimllari | ” | |||
| 30 | Floida Kërpaçi | ” | |||
| 31 | Dejana Kallogjeroviç | ” | |||
| 32 | Ardit Çela | ” | |||
| 33 | Agim Kraja | ” | |||
| 34 | Ira Vejsiu | ” | |||
| 35 | Eltjon Halimi | ” |
KOHA JONË SONDAZH

