E frikshme, grupet ekstremiste pro serbe i bëjnë pritë Dritan Abazoviç

Ajo që po ndodh në Malin e Zi, është e frikshme. Kjo pasi grupet ekstremiste pro serbe i bënë pritë zv.kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ku dhjetëra prej tyre e rrethuan kryetarin e URA duke e quajtur tradhtar dhe kërkuan largimin e tij.

Ekstremistët janë totalisht kundër nismës së Abazoviç dhe disa deputetëve të tjerë për krijimin e qeverisë së pakicave. Është dashur ndërhyrja e policisë që Abazoviç të largohej.

Parlamenti pritet të vendosë mbi propozimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiç për shkarkimin e numrit dy të qeverisë, Dritan Abazoviç falë partisë së të cilit u arrit të krijohej pas zgjedhjeve koalicioni qeverisës.

SHKARKO APP