E infiltruar në protestë? Qytetarët largojnë studenten e cila tha: Rama s’duam të ikësh. Je i pandalshëm!
Në protestën para Kryeministrisë, edhe pse qytetarët janë të pakët në ditën e gjashtë të rezistencës kundër rritjes së çmimeve, një studente e quajtur Paula, nisi një fjalim ndryshe nga qytetarët e tjerë, kur tha se askush më mirë se Edi Rama nuk mund ta ngrinte vendin.
“Unë kam ardhur t’i bëj një kërkesë kryeministrit tonë pasi e di që ai i dëgjon të gjitha. Ne nuk të kërkojmë të ikësh, të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë në këto vite dhe jam shumë e sigurt që shumë të tjerë nuk do e kishin bërë dot”.
Qytetarët e ndërpresin dhe nuk e lejojnë që të flasë, ku edhe shprehen kundër fjalimit të saj, pasi ata kanë dalë kundër qeverisje, e jo ti bëjnë as lavde. Ata bërtasin “Ik, ik spiune. Kush të ka pru me Edi Rama?”.
“Më dëgjo! Është diçka që e ka bërë me të vërtetë dhe askush nuk mund ta kishte bërë më mirë. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, por ashtu siç jam dhe unë dhe shumë të tjerë. Situatën mund ta shikosh në syrin e një artisti që je”,-tha më tej studentja.
View this post on Instagram