“E kam të pamundur…” Meta viziton Devollin, ndalet në shtëpinë e Dritëro Agollit: Ja çfarë i kërkova Bashkisë për patriarkun e letrave shqipe
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka vizituar sot Devollin, ndërsa është ndalur në shtëpinë e patriarkut të letrave shqipe, Dritëro Agollit.
Presidenti thotë se e ka të pamundur të mos ndalet aty, të flasë me banorët për të dhe ta kujtojë. AI po ashtu shprehet se ka inkurajuar kryetarin e Bashkisë, Eduart Duro për të vijuar pa vonesa projektin e restaurimit të plotë të shtëpisë së shkrimitarit, me qëllim kthimin në muze.
STATUSI I PLOTE
Sa herë e vizitoj Devollin, e kam të pamundur të mos ndalem në Menkulas, vendlindjen e Dritëroit tonë të dashur e të paharruar, për t’u përshëndetur me banorët dhe për të ndarë me ta kujtimet tona të shtrenjta për patriarkun e letrave shqipe.
Vizitova godinën e caktuar për t’u kthyer në shtëpi-muze dhe e inkurajova Kryetarin e Bashkisë, Eduart Duro për të vijuar pa vonesa projektin e restaurimit të plotë të saj me qëllim që vitin e ardhshëm, 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit tonë të madh, ta gjejë plotësisht funksionale për të mirëpritur vizitorët e shumtë.
Devolli i dha Shqipërisë Dritëroin, por edhe shumë Dëshmorë, personalitete dhe arsimtarë si mësuesja Luiza Dule, shembuj të përhershëm frymëzimi dhe krenarie për devollinjtë e të gjithë kombin tonë.