”E kam të vështirë të fitoj mandatin”, Majko: I zhgënjyer për Integrimin në BE, ja ëndrra ime në sirtar

Kandidati i PS-së në listën e hapur në qarkun e Tiranës, Pandeli Majko thotë se e ka të vështirë të fitojë, por po bën gjënë e duhur. Majko thotë se ka mbështetjen e të gjithë komunitetit jo vetëm në Kavajë dhe Rrogozhinë, por edhe më gjerë.

”Të vështirë e kam, por po bëj gjënë e duhur. E kam të vështirë, por kam solidaritetin e mjaft miqve në qarkun e Tiranës, jo vetëm në Kavajë dhe Rrogozhinës, por edhe më gjerë. Po më përkrahin ku kam punuar”. Nga ana tjetër Mjako thotë se është i zhgënjyer me Integrimin Europian, ndërsa thotë se nuk ka pritur që Kosova të ecë kaq shpejt. Ëndrra e tij në sirtar ka qenë që të ishte deputeti i Parlamentit Evropian.

”Disa pritshmëri janë tejkaluar, Kosovën nuk e mendoja që do shkonte kaq shpejt. Për Integrimin Europian jam shumë i zhgënjyer nga koha. Nëse doni ëndrrën time në sirtar, ka qenë deputet në Parlamentin Evropian, Por faktin që Rama, Gonxhe e disa të tjerë njerëz që vijnë nga lëvizja e dhjetorit dhe janë në politike dhe janë majtas, kjo është një sfidë e madhe për të djathtën. Unë do doja që tek e djathta të kishim përfaqësues të mëdhenj, të industrialistëve, të bizneseve të mëdhaja. Ku janë ata sot?? Ata janë me ne. Pse janë me ne. Apo sepse i kemi korruptuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?