“E kemi lakun në fyt”, Basha takime me qytetarët në Tiranë: Biznesi i vogël në qendër të prioriteteve tona

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime me qytetarët e bizneset në Njësinë Nr.2 në Tiranë.

Në fjalën e tij, Basha ka thënë se kur të vijë në qeveri, biznesi i vogël do të jetë në qendër të vëmendjes. Basha, më tej ka thënë se do bëjë gjithçka për t’i ndihmuar qytetarët

Pjesë nga biseda

Swiss Digital Desktop Reklama

Lulzim Basha: Më mirë do të jemi. Më 25 prill do të bëhemi të gjithë bashkë. Fitore të përbashkët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qyetari: Jemi krenar që kemi një lider të tillë.

Lulzim Basha: Do ju shërbej nga mëngjesi në darkë.

Qyetari: Të njoh që të vogël. Me numër 58 je regjistruar për herë të parë në PD.

Lulzim Basha: Nxirrni gjithë komshinjtë, miqtë e familjarët. Do jemi të gjithë bashkë si një familje. Siç po vjen kjo pranverë do të vijë dhe fitorja. Era e ndryshimit po fryn kyudo. Biznesi i vogël në qendër të prioriteteve tona.

Qyetarja: Merre njëherë në dorë këtë vend

Qyetari: Shyqyr o vllai, se vetëm komunista na kanë ardhur. E kemi lakun në fyt. Votën e ke marrë gjithmonë, të shohim zgjidhjen. Mos ngelet tek fjalët.

Lulzim Basha: Ne vijmë me plane, me ekspertë. Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Vështirësitë kryesore jua dimë. çmimi i energjisë në stratosferë. Nafta po. Kur të ndihmojmë sipërmarrësin do ju ndihmojmë dhe ju të punësuarit.

Qyetari: Me Edi Ramën i kemi të gjitha të zezat.

Lulzim Basha: Ai do humbë, Shqipëria do të fitojë. Më 25 prill do ja shohim hajrin. Po vjen pranvera, mos harroni numrin 9, për ndryshimin për gjithë Shqipërinë.

Duke i falënderuar për mbështetjen, Basha ka kërkuar votë masive për numrin 9, për t’i dhënë jetë ndryshimit.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej!
Qytetari: Mirë se erdhe!
Lulzim Basha: Si jeni? Jeni mirë?
Qytetari: Mirë!
Lulzim Basha: Do jemi shumë më mirë! Të jemi të gjithë bashkë më 25.
Qytetari: Na ke dhënë shumë energji!
Lulzim Basha: Faleminderit shumë!

Duke e cilësuar si kryeministër europian, kishte edhe nga ata qytetarë të cilët janë kthyer nga emigracioni për ta mbështetur Bashën në zgjedhje. Për këtë, kreu i opozitës u zotua se qeveria e ardhshme do të bëjë realitet votën e emigrantëve.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej!
Qytetari: Nga Gjermania apostafat me bë ndryshimin.
Lulzim Basha: Të lumtë goja! Kur ke ardhur?
Qytetari: Ka 3 ditë.
Lulzim Basha: Shumë mirë! Sa më shumë të kthehen, se kësaj radhe e bën me hile e pamundësuan votën e emigrantëve. Dhe unë sot po të them ty dhe çdo emigranti shqiptarë, qeveria jonë do bëjë realitet. Me votimin elektronik, çdo shqiptarë do mund të votojë, përfshirë të gjithë shqiptarët e diasporës. Të gjithë bashkë më 25, numrin 9.

Qytetari: Lulzim Basha me fitore!
Lulzim Basha: Faleminderit të lumtë goja!
Qytetari: Kryeministrin europian për të cilin ka nevojë Shqipëria!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Në shërbim të çdo shqiptari.

Lideri i opozitës bisedoi dhe me biznese dhe qytetarë që shprehën shqetësimet e tyre sa i përket problemeve me taksat dhe pronat. Ai gjithashtu u zotua se biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave janë dy prioritetet e para të qeverisë së ardhshme.

Qytetari: Kemi një kërkesë, ndarjen e biznesit me shërbimet. Zanatçinjtë shesin dhe blejnë. Ne shesim dhe blejmë djersën.
Lulzim Basha: Të gjithë ju që shisni shërbimin me djersën e ballit tuaj, por edhe i gjithë biznesi i vogël, të vetëpunësuar, apo çdo lloj biznesi i vogël, jeni shtyllë e programit tonë ekonomik për një arsye të vetme. Jeni shtylla kurrizore e ekonomisë. Kështu që e vetmja gjë që ka mbetur, votojeni atë plan, votoni ndryshimin më 25, votoni numrin 9 do fitoni ju dhe familjet tuaja.
Qytetari: Rrofsh, i nderuar!
Lulzim Basha: Faleminderit!

Qytetari: Je i nderuar!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Qytetari: Vetëm diçka, mbroni pronën e tiranasve. Jam tiranas dem baba dem. Ke ardhur tek cirku, aty është bërë një pisllëk i madh për shkak të Edi Ramës, ju lutem shumë ta hapni atë, se aty është një pjellë e krimit.
Lulzim Basha: Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?