E-maili/ Vasili, Gjiknurit: Mbledhja e djeshme provokim, çdo bllokim i njëanshëm i Këshillit Politik…
Zbardhet e-maili që i ka çuar nënkryetari i LSI, Petrit Vasili socialistit Damian Gjiknurit, pasi ky i fundit pranoi sot mbledhjen e Këshillit Politik në orën 17:00.
Vasili thotë se ditën e djeshme pati një mbledhje të njëanshme të Këshillit Politik që është provokim nga kryeministri. Nënkryetari i LSI thekson gjithashtu se draftet e dakordësuara duhet të miratohen në Këshillin Politik, siç është paketa ligjore për të cilën do të mblidhet sot në orën 17:00 Këshilli Politik dhe kjo është një detyrim.
Për më tepër Vasili paralajmëron se çdo bllokim të njëanshëm të Këshillit Politik përgjegjësinë do e mbajë PS.
EMAILI I PETRIT VASILIT
Këshilli Politik nu kka funksionuar dhe nuk funksionon në mënyrë të njëanshme dhe konsualiteti ka udhëhequr atë që nga fillimi i tij.
Mbledhjet e njëanshme si ajo e djeshmja janë thjesht një provokim në funksion të axhendës politike të kryeministrit, por që nuk ka qenë dhe as mund të jetë në axhendën e Këshillit Politik.
Diskutimi dhe miratimi përfundimtar në mbledhjen e Këshillit Politik i drafteve të diskutuara por jo të miratuara, është detyrim. Dërgimi në Kuvend me logjikën e faktit të kryer të projektligjeve, që janë pjesë e pikës 11 të marëveshjes së 5 qershorit, është thjesht një provokim që minon konsensusin dhe dialogun.
Çdo bllokim i njëanshëm i Këshillit Politik është përgjegjësi që bie vetëm mbi partinë socialiste. Vazhdimi i punës normale të Këshillit Politik është një detyrim ndaj qytetarëve për integrimin europian, partnerëve ndërkombëtarë, zgjedhjeve të lira. /News 24