E majta do të nxjerrë një kandidat të dobët për Tiranën, pasi ndërkombëtarët duan rizgjedhjen e Bashës?

Ka shumë spekulime në lidhje me kandidatët për Bashkinë e Tiranës, si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta.

Por, gazeta Dita sjell një tjetër hipotezë sot.

Ajo shkruan se Rama ka vendosur që të kandidojë për Tiranën, Lindita Nikollën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, sipas gazetës, ndërkombëtarët janë duke shtyrë Bashën që të rikandidojë dhe të fitojë, në mënyrë që të ruhen ekuilibrat politikë në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe për këtë arsye, Dita shkruan se Rama po “ndihmon” Bashën, duke zgjedhur një kandidat të dobët.

Dhe, gazeta sjell në memorie rastin kur Rama u tërhoq nga beteja për Bashkinë e Tiranës, të cilën Basha ia mori me anë të Arben Ristanit.

“Ka edhe një përfolje tjetër në rrethe shumë të ngushta politike. Dhe kjo përfolje është shumë më pak creation ex nihilo se e para. Sipas saj, Basha është nxitur për rikandidim nga një faktor ndërkombëtar potent në Tiranë, që synon mbajtjen e Bashkisë së Tiranës nga PD madje, (gjithmonë sipas këtij versioni) kjo dëshirë e shprehur si nevojë për të ruajtur balancat mes pushtetit Qendror dhe atij Lokal në vend, i është bërë me dije edhe lidershipit të PS-së.

Nëse është dakordësuar apo jo ky i fundit me këtë projekt hipotetik nuk ka të dhëna, por nuk ka dyshim që pavarësisht ndikimit jo të vogël të faktorit ndërkombëtar në punët e Shqipërisë, ka një faktor tjetër i cili në mos i dështon, ka treguar se i çon në riformulim projekte të tilla. Është fjala për vullnetin popullor.

Projekte të tilla favorizohen në situata pariteti elektoral të ngjashme me zgjedhjet e kaluara kur pas një fitoreje në kutinë e fundit të Ramës, vendi u fut në një spirale vendimesh gjykate, pas ndryshimit të hapur në tryezë të rezultatit nga personi që jo rastësisht sot është në krah të vetë Bashës në PD, Arben Ristani”, shkruan gazetari Erion Habilaj./

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?