E majta i merr edhe dy bastione historike PD-së
Në këto zgjedhje kanë rënë disa bastione nga të dyja krahët.
Kështu, nëse PS-ja humbi atë që konsiderohet si bastion i majtë, Përmetin; PD-ja ka humbur disa të tilla në veri.
Pas Pukës e Fushë Arrëzit, PS-ja ka mundur të fitojë edhe një tjetër bastion të PD-së, Bashkinë e Dibrës, që drejtohej prej tre mandatesh nga Ilir Krosi.
Në këtë bashki ka fituar me 290 vota më shumë, Shukri Xhelili.
Por, PS-ja e ka mundur PD-në edhe në një tjetër bastion, Shijak, ku kandidati i saj, Adrian Kokomani, ka fituar me 3 mijë vota më shumë se rivali i tij democrat, Redi Saraçi.