E majta prezanton programin për bujqësinë në Lezhë
E majta prezantoi në Lezhë programin për bujqësinë. Kryeministri Rama u shpreh se qeveria që ai drejton do të vazhdojë mbështetjen për fermerët.
“Reforma territoriale synon të sjellë shërbimet sa më pranë qytetarëve. Ne sot jemi në kushtet kur padyshim nuk mund të themi se i zgjidhëm problemet e bujqësisë, por mund të themi se eksperiencën e 18 muajve në qeverisje, në raport me fshatin tregon se jemi në drejtimin e duhur. Ne aplikuam një skemë agresive mbështetje për fermerët, duke bërë përmes AZHBR një partneritet mes shtetit dhe sipërmarrjes në fshat, me pjesëmarrje të barabartë financimi. Kemi financuar një pjesë të konsiderueshme të sipërmarrje me 50 % të financimit. Kemi parë se kjo është rruga më e sigurt dhe më e shpejtë, jo thjesht për të rritur sipërmarrjen, por për të fuqizuar familjen fermere”, tha Rama.
Kreu i Ekzekutivit u shpreh se parapagimi i feremerëve duke i rimbursuar imputetet e TVSHsë, stimulon korrupsion.
“Kjo familje fermere mos të jetë më vetëm dhe as mos të ketë të varur fatin e prodhimit të vetë nga çka sjellë rruga. por të jetë pjesë e një cikli që nis nga dynymët dhe deri tek pikat e grumbullimit. kemi bërë një diskutim për të kapërcyer mendësinë mes nesh, do duhet ende kohë por jemi në kohë. Ne jemi zotuar që do rimursojmë TVSH-në për imputet dhe ne e bëjmë këtë. Por ne s’do e bëjmë dhe s’kemi ndërmend ta bëjmë atë që është bërë për aq shumë vite me radhë që t’i japim në parapagim, me demek heqje TVSH-je, duke stimuluar korrupsion e kontrabandë dhe informalitet. Ne kemi provuar dhe kemi fakte se duke rimbursuar TVSH-në e prodhuesit, kemi grumbulluar më shumë. Është ireale që si shtet të ndërtosh marrëdhënie tek e tek me individë.”, shtoi më tej Rama.