E ndaloi Garda? Maliqi: Kishin informacion se do sulmoja Ramën! Do jem pjesë e koalicionit PD-LSI

Deputeti Lefter Maliqi ka treguar një përplasje të para dy muajve mes tij dhe Gardës së Republikës. Sipas tij, Garda kishte marrë një informacion të gabuar se do të krijonte një incident me kryeministrin Rama. “Kam pasur një provokim nga Garda e Republikës para dy muaj, kishin marrë të dhëna që unë mund të krijoja një incident me kryeministrin, por ishte një shoë i tyre, gjë që nuk ishte farë në objektivat e mia. Më thirrën drejtuesit e Gardës, pata edhe bisedë telefonike me komandantin e Gardës, pasi kishin marrë informacione që unë mund të bëja incident me kryeministrin e Shqipërisë. Nuk ka nevoja për incident, incidentin me kryeministrin unë do ta bëj me vota dhe do ta lë PS në minorancë për herë të parë në qarkun e Beratit”, tha në ”Report Tv”.

Për vijimin e tij në politikë, Lefter Maliqi tha se do të jetë pjesë e koalicionit PD-LSI. “U bë një vit e ca që unë kam pasur kontakte me drejtues të forcave politike. Unë kam qenë tek LSI dhe PD në struktura. Kam thënë dhe e them sot janë tre forca politika PS, PD dhe LSI. Lefter Maliqin ose do ta shikosh te koalicioni PD-LSI ose nuk do ta shikosh farë të merret me fushatë elektorale, do shikoj dhe unë të ardhmen time duke qenë i zhgënjyer nga politika për shkak të sistemit. Mua më interesin që PD-LSI pavarësisht se kam pakënaqësitë e mia, që të kenë jnë marrëveshje stabël, sepse opozita e bashkuar i çon drejt fitores”.

Nga ana tjetër, Maliqi foli me vlerësime maksimale për ish-kryeministri Sali Berisha, duke theksuar edhe rolin e tij të rëndësishëm në opozitën e bashkuar. “Unë kam pasur vlerësime maksimale për Sali Berishën, por pavarësisht se ka ikur nga drejtimi i PD luan një rol të rëndësishëm në opozitën e bashkuar. Nuk besoj në një prishje të koalicionit mes PD dhe LSI sepse ka një krizë mosbesimi midis LSI dhe PS që është shumë e madhe. Në 2017 për shkak se LSI ishte jashtë PD bëri të mundur fitoren e PS. Rama ishte sulmuesi kryesor i LSI në fushatë”.

SHKARKO APP