E ngarkuara me punë e Amerikës në Tiranë, VanHorn takon ministrin Hasani

Në pritje të ardhjes së ambasadorit të ri, në Tiranë ka ardhur e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn e cila këtë të hënë zhvilloi një takim me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së, VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë.

”E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Znj. VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”,-shkruan Ambasada e SHBA-së.

SHKARKO APP