E ngarkuara me punë e SHBA-së takim me anëtarët e KLGJ: Mbështesim fort drejtësinë

E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn u takua këtë të martë me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin. Siç njofton ambasada e SHBA në Tiranë, VanHorn uroi Ilir Rusin për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe nënkryetaren Yllka Rupa.

Postimi i plotë

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin. Ajo uroi z. Ilir Rusi për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe gjithashtu nënkryetaren Yllka Rupa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Znj. VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë, duke u kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?