E nxjerrin zvarrë nga makina, momenti kur arrestohet Ilir Meta
Është bërë publike video kur Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, arrestohet nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të SPAK.
Në video shihet automjeti i ish-presidentit i rrethuar nga agjentët e BKH ndërsa shihet se dy prej tyre, të cilët, mesa duket nuk kanë mundur ta bindin të dalë nga makina, e kanë tërhequr me forcë jashtë saj.
Meta u vu në pranga në hyrje të Tiranës teksa po lëvizte me mjetin e tij në drejtim të selisë së PL-së ku kishte njoftuar konferencë.