E paparë ndonjëherë/6 mijë makina me familje në radhë për të marrë ushqimin falas në SHBA

Rreth gjashtë mijë familje për një ditë kanë pritur që të marrin ushqim falas në Shtetet e bashkuara në kohën e krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Në fotografitë e bëra nga ajri shihen  mijëra vetura të radhitura në San Antonio të Teksasit gjatë organizimit për dhurim të ushqimit falas, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Familjet në nevojë priten disa orë për të marrë pemë e perime të freskëta dhe ushqime të përpunuara, që është bërë vështirë të gjenden në dyqane të zakonshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto radhë të pritjes janë bërë më të shpeshta prej fillimit të përhapjes së pandemisë në Shtetet e Bashkuara. Pamje të tilla ka pasur edhe në Florida dhe Pennsylvania në dy javët e kaluara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?