E paprecedentë, mbështetësja e Bashës sulmon Evi Kokalarin: Mashtruese, kush të ka paguar

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ndodhet në Tiranë, pasi është shprehur pro Sali Berishës dhe është parë edhe në ”Foltoret” e ish-kryeministrit nëpër Shqipëri. Këtë pasdite së bashku me deputeten e PD-së Albana Vokshi ishin në selinë blu, por dera e zyrës së Vokshit ka qenë e mbyllur pasi i është ndërruar brava.

Pasi ka përfunduar takimi i Albana Vokshit së bashku me anëtaret LDG-së, kanë qenë dy zonja në korridoret e PD që kanë kundërshtuar Vokshin në selinë blu, duke i thënë asaj që mandati i saj ka përfunduar. Kokalari deklaroi se ajo që ndodhi ishte një dhunë verbale.

Pas daljes nga selia blu, ka ndodhur një situatë e paprecedentë, ku ndaj zonjave Vokshi dhe Kokalari, janë hedhur fjalë ofenduese nga një mbështetëse e Lulzim Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kush të ka paguar ty sa rrugë ke bërë Amerikë Shqipëri? Kush t’i ka paguar? Pse mashtron, mashtruese?”, iu drejtua ajo Kokalarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mos më prek me dorë”, dëgjohet të thotë Kokalari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?