E papritur/SPAK i rikthehet dosjes së ÇEZ! Merret në pyetje kreu i ERE, hyn te prokurorët bashkë me avokatin
Petrit Ahmeti, kryetar i bordit të Entit Rregullator të Energjisë u mor në pyetje nga SPAK për llogari të hetimeve të hapura për ÇEZ, për shkak të detyrës që ai ka mbajtur vite më parë gjatë kohës kur u lidh marrëveshja e shumë lakuar ÇEZ-DIA për mbledhjen e borxheve.
Emri i zyrtarit të lartë doli në skenë nga një dëshmi e 2014 në Arbitrazh ku Josef Hajsek , ish-administrator bordi dhe i hetuar në Shqipëri për mashtrim rrëfeu procedurën e ndjekur gjatë asaj kohe, por që në përfundim në Shqipëri u shpall me vendim gjykate si një nga mashtrimet më të mëdha prej nga ku u përvetësuan gati 5 milionë euro.
Kryetari i bordit është një mes shumë zyrtarëve të SPAK të pyetur për ÇEZ-DIA.
SPAK e mbajti sekret të dhënën se në çfarë statusi është thirrur Ahmeti, i cili doli para prokurorëve me avokatin në krah.
Dosja më e fortë e SPAK është ÇEZ-DIA në SPAK dhe mes shume personazheve kryesori që është pyetur është Kastriot Ismailaj, i vetmi i arrestuar dhe i vetmi i dënuar për akuzën e mashtrimit Kastriot Ismailaj u dënua me 11 vite burgim. Ndërkohë Romeo Karaj dorëzoi një kallëzim tjetër penal që për shkak të kompetencave përfshiu SPAK jo vetëm për dyshimet se aty mund të jetë kryer korrupsion. Por për shkak të emrave të ish funksionarëve të denoncuar, midis tyre ish kryeministri Sali Berisha dhe Ilir Meta./TCH/