E PLOTË/Akuzat e Berishës sot në Parlament
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për skandalt e fundit që kanë ndodhur në vend. Çështja e përgjimeve, hetimi për Klement Balilin dhe skandali i Jetimores në Shkodër ishin në qënder të fjalës së Berishës.
Më poshtë akuzat e tij në Kuvend ndaj Ramës dhe ministrave të kabinetit qeveritar.
“Do të filloj këtë fjalë me një letër, që deputeti i këtij parlamenti i drejtonte kryetarit të parlamentit për zhvillimin e punimeve. I jap 100% të drejtë por me një ndryshim të vogël. Atë letër duhet t’ja drejtonte kryetarit të partisë së tij, ku t’i thoshte e t’i rendiste breshërinë e skandaleve, jo të përjavshme por pothuajse të përditshme, skandale llumi, në të cilat ky njeri, me normat, kriteret dhe standardet e tij ka zhytur Shqipërinë. E ka zhytur Shqipërinë dhe shndërruar atë në vendin më të neveritshëm, më të pabesueshëm, më qesharak, në vendin më të rrezikshëm se çdo vend tjetër sot.
Këtu kalohet nga skandali në skandal dhe këtu heroizohet skandali. Javën e kaluar ne folëm për Ediscobarin e Ballkanit, Balili u shpall “Escobar i Ballkanit”, çfarë ndodhi me Balilin? Jua them unë. Meqenëse policia greke dhe DEA njoftuan që kishin bërë hetim dhe kishin gjetur se ai është miliarderi i Ballkanit, me drogë, vetë kreu i Balilit në parlament doli dhe iu tha qytetarëve shqiptarë, dhe po ja u lexoj: “Një punë të mirë të policisë së shtetit shqiptar, e cila në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka marrë pjesë ktive prej muajsh në hetime lidhur me çështjen e linjës së trafikut të drogës, ju e përdorni në mënyrë të paskrupullt për të sulmuar policinë e shtetit, për të sulmuar ministrin e brendshëm, për të sulmuar qeverinë”. Këto ishin fjalët që iu tha Ediscobari shqiptarëve, ky ishte gjoksi që rrahu Ediskobari para shqiptarëve. Kurse zëdhënësi i tij i rendit, Saje qorri shkroi po atë ditë në FB se “sipas PD, vetë ne, pra Policia e Shtetit dhe DEA dhe policia greke po heton me sukses një grup kriminal të lidhur me ne, me mua dhe me drejtuesit e Policisë. Në SHQUP nuk ka kufi as mediokriteti e as makutëria politike për të sulmuar çdo rezultat të policisë. Vërtet kaq naivë i konsiderojnë shqiptarët”.
Kjo ishte deklarata e Saje qorrit për Eskobarin. Haki Çako, drejtori i Ediscobarit tha sigurisht që kam dijeni. Dëgjoni o zotërinj se ju dhe dëgjoni dhe harroni, ky është problemi juaj. Se po ti dëgjoni këto, ju nuk mund të dilni kurrë këtu dhe të bëni avokatinë e tyre. Si kam thënë unë, po këta këtu mbrapa.
Pra, në deklaratën e policisë thuhej “ është një operacion i përbashkët në bashkëpunim me agjensinë kundër drogës, me DEA-n e SHBA, me partnerët tanë si policinë greke dhe partnerë të tjetrë të Bashkimit Evropian. Eshtë një nga operacionet më të suksesshme të organizuar në bashkëpunim midis strukturave policore në luftë kundër krimit të organizuar”. Mirëpo, Ediskobari ynë, që ka për krenari të mashtrojë qytetarët e vet, ti përgjigjet me gënjeshtra e trillime për të mbuluar krimet dhe trafiqet e tij, e bën këtë, por Europoli nuk e bën këtë. Europoli përfaqëson Europën, përfaqëson standartin europian të policisë, dhe ai, në përgjigje të këtyre mashtrimeve, informon shqiptarët dhe europianët në deklaratën e tij të datës 16 maj se 17 përsona janë arrestuar, 11 grekë dhe 6 shqiptarë, që të gjithë ekskluzivisht nga bashkëpunimi midis policisë greke dhe belge, DEA-s ameriakne dhe policisë italiane, e përjashtuar tërësisht policia shqiptare pasi kjo polici i kishte thënë policisë greke se Balili është vet Ediskobari kryeministër, është i lidhur i paprekshëm dhe se ai nuk mund të prekej. Dhe kur ambasadori ynë bëri marrëzinë e tij, demantoi CNN me notë zyrtare, CNN nxori letrën e policisë shqiptare ku thuhej se ky (Balili) është i bardhë si bora.
Cështja e Balilit është një çështje tronditëse për Shqipërinë, rajonin dhe Europën, sepse janë po këta që thanë se po e hetonin prej muajsh, këta që deklaruan se ai është i bardhë qelibar, ata që i thanë ik, mbathja nga Shqipëria dhe e përcollën. Pasi me urdhër të Ramës na kërcënoi me gjyq për shpifje, ja mbathi në drejtimin që ja mbathi Arben Frroku tre muaj më parë. Ai ja mbathi por Ediskobari mbeti këtu, është ky këtu, per çdo shqiptar, për çdo ballkanas, për çdo europian. Pasi ja mbathi bëhet i gjallë i pari Koço dhe ngre akuza ndaj Berishës se po mbron LSI-në. Unë në mënyrën më absolute nuk mbroj asnjëri, por unë nuk mund të them se hekurat që i ka nxjerrë me qindra herë në televizion Ediskobari për ata që s’paguajnë një faturë drite, për ata që lëvizin dy tjegulla në çatitë e tyre, për të mjerët që shesin pesë speca e tre domate, por hekurat i ka Ediskobari, hekurat i ka Saje qorri, nuk i ka as Edmond Panariti e as Ylli Manjani. Hekurat janë ekskluzivitet i Ediskobarit. Atëherë pse të mos i them unë se ti je Ediskobari? Më thoni ju o qytetarë a e kam gabim apo kam të drejtë? Po pse do ti them se është i LSI-së në një kohë kur mbrojtjen totale atij ja jep Edi Rama.
Po ku ta di un se sa para i ka dhënë Ramës ai, ku ta di unë se sa ia ka çuar valixhen me euro në zyrën e tij tek Gysi dhe sekretari i përgjithshëm i mafies shqiptare, Agaçi? Të dhënat më thonë mua se atje e ka takuar në Rodos, e ka takuar atje me bosin më të madh të drogës në Rodos. Të dhënat më thonë mua se ka darkuar me të dhe Balilin në restorant Livia në Butrin, të dhënat më thonë si i ka dhënë koncensionin e Butrintit dhe peshkimit Tore Balilit. Të dhënat më thonë dhe shumë gjëra të tjera, por nuk po merrem me to. Po merrem me këto që janë substanciale. E përcolli në vend tjetër dhe tani si Ponc Pilati njëherë nxjerr Koçon e njëherë shkuan artikuj anonimë ku thotë s’ka turp PD-ja që nuk sulmon LSI-në për Balilin, një herë tjetër del vet, e kështu me radhë. Balilin e përcolle ti (i drejtohet Ramës) nga Shqipëria së bashku me Saje qorrin dhe ti je ‘Ediscobari i Ballkanit’, i ke bërë një njollë të tmerrshme vendit, je bërë shefi i klanit më të tmerrshëm të drogës në Shqipëri dhe ky është një ndëshkim madhor për vendi. E ka shumë të drejtë deputeti që solli letrën, por problemi është se duhej ti adresohej çimkës, kryeçimkës së vendit. Shiheni të gjithë këtë burrë, ky është çimkë, ky është kryeçimkë.
E harruat ju të dashur qytetarë kur më dërgoi kryeçakallin Ngjela me orë për të më regjstruar mua kur isha kryeministër. E shndërroi njëriun në çimkë, e shndërroi hiçin në hiç. 5 mijë euro i futi në gojë njëriut që sa herë e kapin borxhli i fillon diarreja nga goja. 5 mijë euro i dha atij për të mbajtur orën e Çakullit në dorë dhe të më regjistronte, por më nderoi me regjistrimin e tij. Ja ku është çimka, ky është çimkë. Ky është Koleka në miniaturë, ky është shpirtziu në miniaturë.
Po burri që merret me regjistrimin e kundërshtarëve ça burri është? Eshtë një kalec ordiner. Ja pra pse ky është kryeçimka. Pa u bërë kryeministër përdori të keqpërdorurin e të gjitha kohërave, me një shumë ordinere, për të regjistruar kryeministrin e asaj kohe.
Skandali është i përmasave të jashtëzakonshme dhe ju keni bërë veprime shumë të rënda, si me regjistrimet që i ke bërë presidentit të Republikës, kreut të opozitës, pastaj të tjerëve majtas e djathtas si ta ka thënë mëndja jote e sëmurë. Por veprimet më të ulta, më antiligjore e më antikushtetuese që ke kryer ti gjatë tre ditëve të fundit duke bërë gjithçka për të zhdukur gjurmët. Të këshilloj, dorëzo pajisjet dhe mos krijo sherre të panevojshme, sepse ke kryer një vepër shumë të rëndë, të stilit mafioz të një neo-bllokmeni që ndan psikologjinë e etërve të tij. Dorëzo pajisjet.
Pajisje të tilla kanë hyrë në Shqipëri gjatë qeverisjes së Nanos, gjatë qeverisjes së Berishës, dhe do hyjnë në Shqipëri, por ka rregull e kod të caktuar se si hyjnë. I ka përdorur qeveria Nanos, i ka përdorur dhe qeveria ime, do i përdor qeveria juaj, do i përdori qeveria që vjen mbrapa por përdoren vetëm e vetëm me autorizim e me leje të prokurorit të Përgjithshëm, dhe vetëm e me destinacion Shullazin, por jo presidentin e Republikës, kurrën e kurrës, jo kundërshtarët politikë, se as në atë kohë si ka përdorur Fatos Nano, si ka përdorur kurrë Sali Berisha. Po kjo polici i ka përdorur, sipas rregullit, tek një ose disa banditë për ti gjetur ku janë, për ti identifikuar ku janë fshehur, e për ti kapur në strofullën ku ndodheshin. Kjo është një gjë shumë e rëndë dhe mos mendoni se do kalohet kshu.
E përgezoj komisionin e sigurisë, dënoj aktin arrogant e të pacipë të ministrit që me diskonsideratë u ngrit dhe iku por vlerësoj faktin që deputetët me pyetjet, me qëndrimet e tyre bënë atë që kishin në dorë për ti bërë transparencë shqiptarëve për këtë skandal. Ju garantoj se kjo nuk mbyllet kollaj.
Ne jemi këtu prej 23 vjetësh, dhe ka ndodhur këtu që kryetari opozitësh është burgosur, ka ndodhur në këtë vend që kryetari opozitës është akuzuar për krime kundër njerëzimit 8 muaj para se të akuzohet Millosheviçi, ka ndodhur në këtë vend që kryetari opozitës të thirret për gjëra të ndryshme në prokurori, dhe në të gjitha rastet, pavarësisht nga qëndrimet politike kurrë dhe asnjëherë, asnjëra nga forcat politike nuk ka rrethuar gjykatat dhe prokuororinë. Ky Ediskobar rrethon gjykatën. A ka akt më të turpshëm, a ka akt më antikushtetues se ky? A ka akt më banditesk se ky? Një kryeministër që pretendon se është kryeministër dhe shkelmon ditën për diell Kushtetutën dhe çdo gjë tjëtër. Ai mund të thotë se kur është thirrur në prokurori ka shkuar. Ka shkuar, është e vërtetë. Por problemi është se s’ka qënë kryeministër, tani që është bërë kryeministër rrethon gjykatat. Po pse them unë se rrethon gjykatat ky dhe jo ai rrugaçi me gjuhë ordineri? Sepse absolutisht me një akt të tillë, nëse Xhelili shkarkohej për një orë, ai (Veliaj) shkarkohej për 24 minuta. Akti i tij, po të mos ishte akti i Ramës, po të mos ishte i instruktuari i këtij, po të mos ishte i nxitur prej këtij, është atentati më i rëndë ndaj shtetit që ka ndodhur në 24 vite. Për çfarë mund të flisni ju këtu. Sigurisht ju jeni të doktrinës së krimit të dobishëm. Po pse e do ai aty (Veliajn)? E do aty se i shërben, meqë me ligj nuk fiton dot atë që kërkon atëherë fut rrethimin e gjykatës, duke fyer këtu të gjallë e të vdekur. NUk po marr absolutisht në mbrojtje gjykatësit por po them një gjë, që ka një përqindje të madhe, një përqindje të njohur vendimesh në kundërshtim me ligjin që gjykatat më të njohura të botës kanë dhënë, po se ka rrethuar njëri kush gjykatën. E ka rrethuar Edi Rama, i vetmi njëri në botë që ka rrethuar gjykatën.
Eshtë Edi Rama i vetmi në botë që dërgon sekretarin e përgjithshëm të mafies, si polic me kërcënime monstruoze, si sekser nga gjykata në gjykatë, Ëngjëll Agaçin. I bëj thirrje prokurorit të hetojë të gjithë tabulatet e tij. Por ftoj gjykatës dhe prokurorë të dalë një burrë dhe t’ja përplasë në fytyrë këtij palaçoje që shfrytëzon të qënurit sekretar i përgjithshëm për të shkuar dhe për t’ju bërë gjëmën. Qërojeni, se duhet t’i ndjeni vetes një karakter dhe integritet! Nuk mund t’ju marrë nëpër këmbë ai që ka futur makinën e numërimit të parave në kryeministri. Mbylljani dyert, përplasjani në fytyrë, se ai është ky (Rama) dhe kur ja kein bërë atij ja kein bërë dhe këtij këtu. Njeri që kalon nga gjykata në gjykatë si qen i tërbuar me të gjitha format duke i kërcënuar.
Që shkon tek presidenti i republikës me dokumenta për ta korruptuar. Ai është ky (Rama), ai është një viktimë e këtij. Ai ka fatkeqësinë që zbaton urdhërat e këtij.
Zotërinj, çfarë nuk qëndron në këto që po themi. Ja ku i keni pallatet pa leje të Sadri Abazit (tregon fotot) që protestonte para gjykatësve. Ja ku i keni pallatet pa leje të Abazit. Prandaj shkon dhe kërcënon gjykatësit një mafioz si ai, i cili tek bulevardi i ri po merr lejet për të ndërtuar pallatin 31 kate e ndaj shkon e kërcënon gjykatësit ky mafioz, në emër të Edscobarit. Këtë e bën vetëm mafia që s’ka asnjë tipar, asnjë karakter e asnjë gjë.
Vijmë tek Xhelili. Zoti Manja më duhet të them se e kuptova që je ndjerë keq, po mos u ndje keq se absolutisht pesë herë më keq se Xhelili janë këta që janë mbrapa. Prit Bashkim (Fino) se do dali. Po pse ndodhin këto? Sepse ju vutë llumin në piedestal. Ju vutë një mashtruese të paftyrë që vetëm pse bëri spotin tuaj dhe e vutë drejtoreshë të arsimit në Tiranë, sepse ju prutë në krye të shkollës Gjimnazit Ismail Qemali një rrobaqepëse që nuk kishte dhënë kurrë mësim dhe rrokullisët shkollën më të mirë në institucionin më problematik në Tiranë. Vutë Agronin pedofil, i cili jo vetëm që kërkonte seks për vend pune, por me minorene. E keni vënë re ëmbëlsinë e sivllaut të Koços, ka një ëmbëlsi djallëzore. Se nga i doli Koços pedofili edhe në redaksi të gazetës. Pse Koço është pika e mjaltit të pedofilëve? Juve ju gjetën pedofilët. Kush ua solli këta, opozita? I sollët vetë. Ju garantoj unë, s’po komentoj fare rastin por prisni skandalin tjetër shumë herë më madhor, jo në periferi, por në zyrat më qendrore në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

