E qëlluan me plumb, gjoksi prej silikoni ia shpëtoi jetën 30-vjeçares
Të të shpetojë gjoksi prej silikoni, edhe kjo nuk ishte degjuar.
Mjekët në Kanada kanë botuar një rast të veçantë në revistën mjekësore Sage javën e kaluar.
Ata shprehen se është një rast shumë i çuditshëm dhe besojnë se është i pari i këtij lloji. Silikoni i vendosur në gjirin e një gruaje 30-vjeçare i shpëtoi jetën pasi nuk lejoi plumbin të depërtonte drejt zemrës.
Gruaja 30-vjeçare raportohet se kishte dalë një natë për t’u argëtuar kur u qëllua dhe ndjeu një dhimbje dhe nxehtësi të fortë në gjoks.
Ekipi mjekësor zbuloi një plagë të vetme hyrëse në pjesën e sipërme të gjoksit të saj të majtë; shenjat e djegies përreth plagës treguan se gruaja ishte qëlluar në distancë të afërt.
KOHA JONË SONDAZH

