E rëndë, gjyqtarja akuzon prokurorin për kërcenim jete!

E rëndë ngjarja që po publikohet, pasi gjyqtarja akuzon prokurorin për kërcenim jete!

Kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë.

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi ka kërkuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të deklarojë mungesë kopetence në lidhje me kallëzimet e bëra nga ana e saj për kërcënimet.

Në arsyetimin e saj, gjyqtarja shprehet se dyshon se njëri nga kërcënimet i ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga prokurori Adriano Dyrmishi, i cili ushtron detyrën pranë kësaj Prokurorie.

Kërkesë:

Tiranë, më 26.01.2024.

Drejtuar: Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

Unë gjyqtare Arnisa Këlliçi, kam depozituar kallëzim në lidhje me dy kërcënime të kryera kundrejt meje.

Sot më datë 26.01.2024, në deklarimet e dhëna përpara jush si Prokurore dhe OPGJ-së, kam bërë me dije se dyshoj që njëri prej kërcënimeve ka ardhur indirekt (nëpërmjet Kancelarit të Gjykatës) nga Prokurori Adriano Dyrmishi, i cili ushtron detyrën pranë Prokurorisë suaj.

Po ashtu, pas identifikimit nga hetimet e deritanishme të datës se kur letra kërcënuese e ardhur kundrejt meje është përcjellë në zyrën time, kam bërë me dije se Prokurori ka qenë pikërisht në atë datë në zyrën time.

Duke patur parasysh këtë fakt, si dhe në kushtet kur jam gjyqtare e po së njëjtës Gjykatë, në bazë të neneve 78 e 84 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoj deklarimin e mungesës së kompetencës së Prokurorisë suaj dhe dërgimin e akteve një Prokurorie të ndryshme më të afërt.

Me vlerësim për punën tuaj të deritanishme dhe me konsideratë,

Gjyqtare Arnisa Këlliçi

SHKARKO APP