E rrallë/Kandidati për president bën testin e drogës para mediave (VIDEO)

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, që po kandidon për një tjetër mandat përballë komedianit Volodymyr Zelenskiy, zhvilloi sot një test droge dhe alkooli të transmetuar në televizion.

Komediani Zelenskiy fitoi më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve ndërsa zoti Poroshenko thotë se zgjedhja e tij përbën kërcënim për sigurinë e vendit. Kërkesa që kandidatët t’i nënshtrohen testit të drogës erdhi nga kandidati Zelenskiy i cili i bëri analizat e gjakut në një laborator mjekësor privat.

 Në videon e publikuar nga “Zëri i Amerikës”, Poroshenko shprehet se çdo preson që kërkon të drejtojë vendin duhet të bëjë testin e alkoolit dhe drogës, pasi kjo është një çështje që lidhet me sigurinë kombëtare.

Gjesti i Poroshenko hap dhe një debat në Shqipëri, ku jo pak herë politikanë të lartë janë akuzuar si përdorues droge.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/270032143938053/

SHKARKO APP