E shkarkoi Rama se mbrojti Ahmetajn? Gjiknuri: Kur të dal në pension politik…

Rrëfimi i Arben Ahmetajt, ka trazuar politikën. Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, kur opozita shkaktoi kaos dhe mbledhja u anulua, doli në një konferencë për mediat.

Por Damian Gjiknuri është pyetur në lidhje me deklaratën e Arben Ahmetaj, i cili tha se kryeministri Edi Rama e shkarkoi si sekretar të Përgjithshëm të PS vetëm sepse i doli në mbrojtje ish-zv/kryeministrit.

Gjiknuri tha se aryset e largimit i ka dhënë në konferencë për media, ndërsa shtoi se kujtimet e tij do t’i shkruajë kur të dalë në pension politik.

“E para, këtu jam për Reformën Zgjedhore, e dyta shpjegimet e mia i kam dhënë në një konferencë për shtyp, kur të dal në pension politik do të shkruaj kujtimet e mia”, tha Gjiknuri, duke mos pranuar të thotë të vertetën e shkarkimit.

SHKARKO APP