E vërteta e qëndrimit të Valentina Leskajt në Këshillin e Europës

Opozita akuzoi sot Kryetaren e Delegacionit të Shqipërisë në KiE-, Valentina Leksaj se nuk ka marrë pjesë në diskutimin për Kosovën në Asamblenë e Këshillit të Europës.

Në një njoftim për mediat, delegacioni parlamentar i Shqipërisë dhe Delegacioni parlamentar i Kosovës pjesëmarrëse në KiE, Strasburg, sqaron se Lesaj ka bashkëpunuar me delegacionin e Kosovës për të futur në rezolutë vlerësime pozitive.

 Deklaratë e përbashkët për shtyp e Delegacionit parlamentar të Shqipërisë dhe Delegacionit parlamentar të Kosovës pjesëmarrëse në KiE, Strasburg

Swiss Digital Desktop Reklama

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës është duke diskutuar një draft-rezolutë për “situtatën në Kosovë dhe rolin e Këshillit të Europës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Draft rezoluta e hartuar nga reporteri, Agustin Conde (deputet spanjoll i Partisë së Djathtë Spanjolle), bën një vlerësim pozitiv të arritjeve në Kosovë në fushat e demokracisë dhe forcimit të ligjit.

Draft rezoluta nënvizon në përfundim të saj propozimin shumë të rëndësishëm mbi ngritjen e nivelit të dialogut të Asamblesë Parlamentare të KiE me Kuvendin e Kosovës duke bërë shumë të afërt afrimin e Kosovës me KiE.

Kryetarja e delegacionit të Shqipërisë znj. Leskaj, duke vlerësuar rëndësinë e kësaj rezolute, ka ndërmarrë një proces të gjatë bashkëpunimi dhe konsultimi me përfaqësuesit e Kosovës.

Znj. Leskaj ka thirrur në takim Ambasadorin e Kosovës në Tiranë dhe ka bërë disa takime konsultative me N/Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z. Xhavit Haliti dhe njëkohësisht me Kryetarin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës që ndodhet në KiE, Strasburg këto ditë.

Gjatë zhvillimit të këtij sesioni, të dy delegacionet në bashkëpunim të plotë dhe në harmoni qëndrimesh kanë gjetur mbështetje për sugjerime të mëtejshme ndaj kësaj rezolute nga shumë delegacione të tjera parlamentare pjesëmarrëse në sesion.

Deklarimet e bëra në disa media dhe nga persona të caktuar nuk kanë asnjë lidhje me realitetin dhe zhvillimet në KiE, ku fryma e bashkëpunimit mes dy delegcioneve ka anë shumë pozitive dhe produktive.

Amendimet e propozuara nga delegacionet e Shqipërisë dhe të Kosovës do tëmbrohen gjatë seancës së debatit nga kryetari i delegacionit të Suedisë, social-demokrati,JonasGunnarsson.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?