E vërteta e sherrit tek Ligjet, batutat për bixhozin që ndezën ‘’zjarrin’’

 

Zbardhen batutat në Komisionin e Ligjeve, të cilat nxitën sherrin mes kryetarit Fatmir Xhafaj dhe drejtoreshës së Lojrave të Fatit Luneda Sufali.

Është dashur vetëm një shkëndijë që të ndizet një ‘’zjarr i madh’’ mes deputetëve. Në fakt kryetari Fatmir Xhafaj nuk ka qenë aspak në dijeni të shkëndijës, e batutave ‘hidh e prit’ mes deputetëve të pranishëm në komision.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para se Xhafaj të merrte drejtimin e mbledhjes së komisionit, Pandeli Majko, një nga kandidatët e përfolur për Bashkinë e Tiranës ka dashur të bëjë shaka duke pyetur se kush ka konflikt interesi në këtë komision, në lidhje me lojrat e fatit. Në një përgjigje të shpejtë, Sufali ka kthyer përgjigjen ‘’bombë’’ që irritoi Xhafën, ‘’Këtu të gjithë dalin me konflikt interesi’’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhafaj, duke mos qenë farë në dijeni të shakasë e qeshjeve të Majkos, e ka marrë seriozisht përgjigjen e Sufalit, duke e vlerësuar si fyese dhe duke i kërkuar daljen nga komisioni, urdhër që ka vazhduar pastaj me batutën e dytë  të Sufalit se ishte ''Pastruese''.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?