E vërteta e takimit me Berishën? Presidenti Meta: Të gjithë të trishtuarit përgjigjen e marrin sot
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thotë se sonte në darkë ai do të flasë në një intervistë televizive, ndër të tjera edhe për takimin me ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo vjen pas një deklarate që Berisha ka dhënë, se për zgjedhjet e 6 marsit dhe për koalicionin me LSI, ai ka folur me Metën.
Do të jetë vetë Presidenti që do të sqarojë të gjithë këtë situatë, në një kohë që sonte në orën 17:00 Gjykata Kushtetuese do të vendos për kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij.
”Për të gjithë të trishtuarit, të gëzuarit apo të pavaruarit, qoftë dhe indiferentët, që duan të dinë të vërtetën e takimit me ish-Presidentin dhe ish-Kryeministrin, Sali Berisha, në ç’rrethana, kur dhe ku ka ndodhur ky takim, sonte tranparencë e plotë në ora 20:00 në Fax News, në intervistë për emisionin “Pushteti” të gazetares, Juela Meçani”,-shkruan Meta në facebook.