Edhe Enver Hoxha futet në krizën greke

 

A duhet të gëzohemi nga kriza greke?

Rrjetet sociale nuk e fshehin gëzimin, megjithatë mendjet e ftohta e kuptojnë se sa më thellë të zhytet Greqia, aq më shumë e tërheq edhe Shqipërinë në vorbull.

Meqë këto ditë mediat sociale janë të mbushura me meme, ku thuhet se ‘nëse do ishte gjallë Enver Hoxha, nuk do guxonte Greqia të kërcënonte Shqipërinë me ushtri’, ja ku vjen edhe një lajm që do entuziazmojë më shumë komentuesit.

Sipas News24, media greke bën edhe sarkazmë kur shprehet se “Greqia do të bëhet si Shqipëria e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë”.

Me ironi në media citohet Enver Hoxha që deklaroi: “Edhe bar do të hamë dhe nuk do të dorëzohemi e nuk do t’ia shtrijmë dorën askujt”.

Megjithatë nuk ka një referencë se cila media ka shkruar kështu.

Ndërkohë Enver Hoxha nuk largohet kollaj nga mediat e printuara, ndërsa këtë fillimjavë, libri i të resë së diktatorit, Teuta Hoxha, ka pushtuar faqet e gazetave.

SHKARKO APP