Edhe Gjekmarkaj ulet në karriget e socialistëve, bisedë ”kokë më kokë” me Majkon
Sot Sali Berisha u ul për herë të parë në anën e PS-së në Kuvend, por kjo me një mesazh që e dha në fjalën e tij gjatë seancës plenare.
Ish-kryeministri theksoi se qëllimi i këtij gjesti ishte për t’i treguar socialistëve se avokatët e interesave të tyre janë demokratët pasi qeveria ka dështuar në çdo aspekt.
Edhe deputeti demokrat, njëherësh dhe nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj është fotografuar gjithashtu i ulur në krahun ku janë socialistët, teksa diskuton “kokë më kokë” me socialistin e vjetër, Pandeli Majko.