Edhe Idrizi me Dulen, refuzojnë Kongresin e PS-së

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i janë përgjigjur negativisht ftesës së Partisë Socialiste për të qenë pjesë e Kongresit të saj, i cili tashmë ka nisur punimet e tij.

Madje, Idrizi kishte refuzuar edhe ftesën për të qenë pjesë në pritjen me delegatët që Rama organizoi një natë më parë.

Ndërkohë, Dule duket se është vetëm formalisht pjesë e koalicionit të majtë, pasi prej kohësh ai me qëndrimet e tij paraqitet më tepër i afruar me opozitën.

SHKARKO APP