Edhe me gjashtë humbje radhazi, Lulzim Basha nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga PD

Kreu i PD-së Lulzim Basha është pyetur sot nga mediat nëse po e mendon dorëheqjen si mundësi pas rezultatit tupërues në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.

Mirëpo, Basha i është shmangur pyetjes së drejtpërdrejtë duke folur për pjesëmarrjen në këto zgjedhje, që sipas tij ishte shumë e ulët.

Për më tepë, Basha deklaroi se nuk ka humbur asnjëherë në jetën e tij.

Gjithë konstatimet që mund të dëshironi të bëni sot janë e drejta juaj. Faktet janë këto, 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrata shtetërore është detyruar të marrë pjesë. Bandat janë përfshirë po ashtu. PD-së i janë mohuar komisionerët. Të gjitha këto zbehen para mesazhit që jep braktisja e procesit të 6 marsit”, deklaroi Basha.

SHKARKO APP