Edhe në Ditën e Verës të ndarë PD e PS

 

Edhe në festimet e kësaj Dite Vere, qeveria dhe Bashkia Tiranë janë të ndara në aktivitetet që zhvillojnë. Kjo mënyrë e të festuari vec e vec, për shkak të dasive politike, është kthyer gati në një traditë të keqe. Një vit më parë në festimet e Ditës së Verës në kryeqytet pati edhe përplasje mes policisë bashkiake dhe policisë së shtetit për zënien e një hapësire pranë lulishtes “Vëllezërit Frashëri”.  Më poshte ju sjellim dy axhendat e festimeve, të qeverisë dhe bashkisë.

Bashkia Tiranë: Ja aktivitetet me rastin e Ditës së Verës:

Tapeti i luleve: Do të pikturohen me shkumës lule gjigande nga studentë të Universitetit të Arteve, të cilët do të krijojnë një tapet lulesh në shesh. Për këtë punë artistike do të angazhohen një numër shumë i madh artistësh nga Universiteti i Arteve. 

Panairi Eko: Kompani lulesh dhe riciklimi do të bëhen pjesë e këtij panairi, ku do të krijojnë një kopësht të madh në sheshin  “Nënë Tereza”, ndërsa kompanitë e riciklimit do të promovojnë punimet e tyre të realizuara nga mbetjet urbane, duke dhënë mesazhin që riciklimi i mbetjeve i shërben një mjedisi më të pastër. Riciklimi nga shkollat 9 vjeçare të Tiranës, të cilat do t’i bashkëngjiten panairit të riciklimit për të promovuar punët e tyre si model e mesazh për të gjithë nxënësit.

Performacat artistike: Një grup prej 20 artistësh do të jenë prezentë gjatë gjithë ditës. Këta artistë do të jenë të llojit karikaturistë, grupe xhazi, piktorë, instrumentistë, fotografë, grupe cirku, street-artistë etj. 

Kulinaria e produkteve, “Jeto eko – Festo eko”!, ku subjekte të ndryshme do të bëhen pjesë e kulinarisë, si model për të promovuar produkte ushqimore natyrale.  

Pikturo lulen tënde! Në një kënd të caktuar të sheshit, 4 artistë të rinj do të pikturojnë lule dhe pemë me shkumës ekologjik, si një lloj “proteste” për një ambient më të pastër.

Agrokultura: Në aktivitet do të marrin pjesë disa gra të cilat do të sjellin për ekspozim produktet e tyre agro. Produktet e bujqësisë dhe agrobiznesit do të jenë nga të gjitha vendet e Shqipërisë. 

Aktiviteti “Shoë Akrobatik me Rastin e Ditës së Verës”, do të realizohet në bashkëpunim me Aeroclub – Albania dhe do të zhvillohet në digën e Liqenit Artificial të Tiranës, ku shtatë pilotë të nivelit më të mirë botëror do të performojnë akrobacira dhe lojra në prani të shumë spektatorëve, për rreth dy orë. Aeroclub – Albania është e vetmja shkollë për pilotë që fluturojnë me velë dhe që mundëson mësimin e manovrave ekstreme akrobatike. Ato zhvillohen përherë mbi ujë, për arsye sigurie. Aeroclub-Albania ka një traditë disa vjeçare duke organizuar shumë evente sportive. Manovrat dhe figurat akrobatike janë të shumta dhe tejet dinamike, me shpejtësi dhe lëvizje e rrotullime të rrufeshme.

Ministria e Mirëqënies Sociale: Ja kalendari për “Ditën e Verës”

Ministria e Mirëqënies sociale ka publikuar kalendarin e aktiviteteve do të zhvillohen të gjitha në harkun kohor 10:00- 14:00 ditën e neserme, si më poshtë:

10:00 – 10:30 – Sheshi Skënderbej deri tek Kryeministria, Banda Frymore e Ushtrisë

10:00- 11:00 – Sheshi përpara TOB deri tek Kryeministria, Ansambli i Këngëve dhe Valleve

10:00 – 12:00 – Rruga “Myslym Shyri”. Midis Parkut Rinia dhe Ministrisë se Ekonomisë Aktivitet Sportiv: Minifutboll për fëmijë dhe të rinj

10:00 – 11:00 – Zona përpara Galerisë së Arteve Instrumentistët e Liceut Artistik “Jordan Misja”

10:00 -12:00 – Parku Rinia, në hapësirën pranë Monumentit të Pavarësisë. “Atletik kids”, demonstrime Karate , Judo, Lojëra sportive të ndryshme . Cirku i Tiranës.

11:00- 12:00 – Parku Rinia (në hapësirën përpara Taivanit, përballë GKA) Teatri Kombëtar i Kukullave

10:00 – 12:00 – Trotuari i Taivanit (perballe ish Hotel Dajtit) Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe organizatat partnere

11:00 –12:00 – Sheshi para Kryeministrisë , Danci Sportiv.

10:00 -12:00 – Ura e madhe tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Simultane shahu.

10:00 – 14:00 – Koncert në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

10:00-12:00 Muzikë me DJ

12:00 – 13:00 Këngëtarë shqiptarë

13:00 – 14:00 Emiliana Torrini

Bashkia e Tiranes

10:00 – 12:00 Lulishtja “Vëllezërit Frashëri” Basketboll për fëmijë dhe të rinj

10:00-14:00 Tek lulishtja para Rognerit ( busti i Ismail Qemalit). Panairi i Artizanatit Tiranë.

Në Panair do të ekspozohen produktet e 200 Artizanëve nga e gjithë Shqipëria dhe trevat përreth, që i përkasin zonave rurale, të rinj dhe mosha të mesme që hasin vështirësi punësimi, gratë me probleme social-ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe komuniteti Rom.

16:00 – Qëndra Rinore Tiranë Shkolla e Baletit, kurse të baletit popullor.

SHKARKO APP