Edhe nëna e Monika Kryemadhit paraqitet në SPAK: Merren me një plakë!
Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Më herët gjatë ditës së sotme në ambientet e SPAK ishte paraqitur edhe vetë deputetja e Partisë së Lirisë.
“Hetohem meqë jam person paprekshëm unë se me personat e paprekshëm po hetohet. Për çfarë shpjegime të jap se kam shtëpinë time. Jam 80 vjeç nuk kam të drejtë blej një shtëpi unë? Ju nuk keni shtëpi? Nuk merren me ato që shesin copat e shtetit e të popullit, por merren me një plakë. Më kanë futur persona nën hetim për shtëpinë time”, tha ajo pasi doli nga SPAK.