Edhe një kuti në Vorë, në avantazh kandidati i PD
Nderkohe qe numerohet kutia e fundit per Voren, kandidati i djathte Fiqiri Ismaili kryeson ndaj Sallakut te PSse me 130 vota para. Nje kuti votimi, ajo me numer 20.37 do te dergohet per rinumerim ne KQZ, pasi ne te jane konstatuar 2 fletë votimi më tepër se numri i votuesve. Ne te dolen 13 vota plus kandidatit të LSIsë.
Ndiqni të gjitha përditësimet në kohë reale nga Vora për procesin e numërimit. Ora 22:50 Sipas KQZse, pjesemarrja ne votime ne Bashkine e Vores sot ishte 60,36%. Nga 27.496 zgjedhjes, votuan 3.861. Ora 15:44 Ka pasur tension edhe në Bashkine e Vores. Pasi pretendohet se persona qe nuk i takonin listave ne kete bashki kane dashur te votojne.
Deputeti i LSIse Luan Rama tha se ka nderhyre bashke me kolegun Patozi per te shmangur incidentet pasi ka pasur 5 persona nga Fieri te cilet donin te votonin ne Vore.
Ora 14:56 Deputeti i Partise Demokratike, Astrit Patozi ka debatuar me anetaret socialiste te komisionit te KZAZse ne Vore lidhur me pengimin e nje zgjedhesi per te votuar. Anetari i KZAZse pretenton se qytetari nuk eshte banues ne Vore, por i regjistruar fiktivisht per te votuar.