Edhe PD në Kongresin e PBDNJ: Kemi vlera të përbashkëta

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka marrë pjesë sot në Kongresin e PBDNJ, duke sjellë përshëndetjet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Në fjalën e tij, Paloka tha se “Në rrugën politike të këtyre viteve të demokracisë, Partia Demokratike dhe PBDNJ kanë ndarë shpesh vlera të përbashkëta, ato më themeloret si, respektimi i vlerave të njeriut, për pronën për standartet e demokracisë. Po ashtu, kemi ndarë edhe shqetësimet e përbashkëta kur këto parime janë cënuar nga qeveritë”.

“Sot duhet ta themi se vendi dhe qytetarët janë si asnjëherë tjetër të rrezikuar, të kanosur, në dinjitetin e tyre edhe të ekzistencës, të parimeve dhe vlerat e demokracisë nga paligjshmëria dhe arbitrariteti. Mijëra qytetarë kanë humbur pronat e tyre pa pralajmërim në kundërshtim me procedurat e tyre, mijera qytetarë dhunohen çdo ditë nga korrupsioni dhe sundimi i të fortëve, që shpesh rezultojne te lidhur me qeverinë”, tha Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të fjalës së tij, ai theksoi gjithashtu se “çdo parti politike duhet të jetë e kujdesshme, pasi është momenti kur duhet të ruajme vendin nga kapja e drejtësisë. Sot kemi shansin dhe detyrimin të jemi bashkë për hir të vendit dhe të fëmijëve tanë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?