Edhe ‘pronat’ tek Venecia

Reforma në drejtësi nuk është kushti i vetëm që Shqipëria duhet të përmbushë për të ecur përpara me procesin e integrimit europian. Ligji i pronave është gjithashtu në listën e 5 prioriteteve kyçe për integrimin.

Dhe njësoj si reforma në drejtësi, për fatin e ligjit të pronave do të pyetet Komisioni i Venecias. Kjo është zgjidhja me të cilën është rënë dakord në një mbledhje të zhvilluar nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mesditën e së martës.

Përpara se të marrin një vendim nëse ligji i pronave është apo jo kushtetues, gjykata vendosi që të marrë opinionin e Venecias. Ky ishte një hap i pritshëm, sepse burime zyrtare konfirmojnë se mes anëtarëve të Gjykatës ka një ndarje në qendrime, të ngjashme me ato të qeverisë nga një anë dhe të opozitës dhe Presidentit nga ana tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak kohë më parë, Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën e Presidentit dhe të shoqatave të pronarëve për ta pezulluar ligjin e pronave, i cili është në fuqi prej më shumë se dy mujash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marrja e opinionit nga  Komisioni i Venecias besohet se është një vendim që ka për qëllim të sheshojë mosmarrëveshjet brenda Gjykatës Kushtetuese për ligjin e pronave, edhe pse rasti i reformës në drejtësi nuk e arriti dot këtë qëllim…të paktën jo deri më tani.  TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?